Ndalohet hyrja në Maqedoni nga shtetet me rrezik të lartë nga korona virusi
BKT
Rajoni dhe Bota

Ndalohet hyrja në Maqedoni nga shtetet me rrezik të lartë nga korona virusi

Përshkak gjendjes me korona virusin në vend, në përputhje me vendimet e Qeverisë nga seanca e fundit, ndalohet hyrja e shtetasve të huaj nga vendet me rezik të lartë në përputhje me listën e Organizatës Botërore Shëndetësore, e publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndalesa, siç thuhet në këtë vendim, nuk vlenë vetëm nëse dorëzojnë vërtetim të dorëzuar nga organi kompetent për karantin të kryer.

Gjithashtu apelohet deri tek shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë në shtete me rezik të lartë dhe të mesëm, të shtyjnë ardhjen në Maqedoninë e Veriut në këtë periudhë kohore.

Përshkak mbylljes së kufirit “Ribarci” me Republikën e Serbisë, nga dje në ora 07:00, për ndalim për kalim për vetura dhe këmbësorë në përputhje me udhëzimet e Qeverisë të Republikës së Serbisë, të gjithë udhëtarët dhe veturat në vendkalimin kufitar “Golema Crcorija” – Golesh, udhëzohen nëpër vendkalimet kufitare të cilat janë të hapura për lëvizje të lirë të udhëtarëve dhe veturave.

Nga vendkalimi Prohor Pçinski udhëtarët dhe veturat udhëzohen në vendkalimin kufitar me Republikën e Serbisë në Tabanoc.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota