Zyrtare! Shtyhet Premier League, s`ka ndeshje deri më 4 prill
BKT
Sport

Zyrtare! Shtyhet Premier League, s`ka ndeshje deri më 4 prill

Kampionati anglez është shtyrë! Premier League bëri një mbledhje urgjente pak çaste më parë pas prekjes me Koronavirus te Mikel Artetës, Callum Hudson-Odoi dhe disa futbollistëve të tjerë.

Ishte parashikuar që ndeshjet e kësaj fundjave të luheshin, por pas kësaj mbledhje urgjente, është vendosur që çdo aktivitet të shtyhet, deri me datë 4 prill.

Koronavirus ka pushtuar të gjithë botën dhe ndikimi në botën e futbollit ka qenë i madh. Pasi UEFA shtyu Champions League dhe Europa League, edhe kampionati anglez, si dhe ai francez, janë shtyrë.