17:11 / 13.03.2020
Top 5 ligat evropiane të futbollit në kaos – ja kur rifillojnë ndeshjet
Koronavirusi ka vënë botën e futbollit (jo vetëm) në një kaos.
Të gjitha top pesë ligat evropiane janë suspenduar, si dhe kompeticionet e UEFA nuk do të mbahen sipas orarit.
Përhapja e madhe e Covid-19 ka bërë që ndeshjet e futbollit të mos mund të luhen. Suspendimi i kampionateve ka ardhur si masë mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell datat se deri kur janë të suspenduara top pesë ligat evropiane.
Premierliga: Deri më 4 prill
Ligue 1: Periudhë të pacaktuar
Bundesliga: Deri më 2 prill
La Liga: Dy xhiro
Serie A: Periudhë të pacaktuar.























