20:30 / 15.03.2020
Serbia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mbajtur sonte një takim të shtabit të krizave për të parandaluar efektet e mundshme negative të shkaktuara nga koronavirusi.
Në një fjalim drejtuar qytetarëve të Serbisë, Vuçiq ka bërë të ditur se është vendosur gjendja e jashtëzakonshme në vend.
“Në bazë të një letre dërguar Qeverisë dhe ministrit të Mbrojtjes, dhe në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, ne marrim një vendim për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, tha ndër tjera Vuçiq.
Në Serbi janë regjistruar 48 raste me koronavirus























