12:53 / 16.03.2020
Mesfushori portugez fiton zemrat e anglezëve, vjen vlerësimi i parë
Premier League sapo ka zbuluar lojtarin më të mirë të muajit shkurt. Fituesi i këtij çmimi është mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes.
Portugezi i cili erdhi në Angli në afatin e janarit duket se është përshtatur shumë shpejt me futbollin anglez.
25-vjeçari deri më tani numëron 448 minuta lojë në Premier League, ku e ka gjetur dhe dy herë rrugën e rrjetës. Gjithashtu ai ka asistuar disa herë për shokët e ekipit, duke u kthyer në një nga lojtarët kyç të formacionit të Solskjaer.
Loja e tij e mirë ka dhënë efektet dhe te rezulatet që United ka marë, ku më në fund po ecën në rrugën e duhur. Ecuria positive në Europa League apo dhe fitorja 2-0 në derbin ndaj Cityt janë disa nga frytet e punës nga ana e Fernandesit.























