Të infektuar të tjerë në RMV, numri shkon në 31
BKT
Rajoni dhe Bota

Të infektuar të tjerë në RMV, numri shkon në 31

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus në vend ka arritur në 31.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konstatuar edhe pesë raste te reja me virusin Covid-19. Nga gjithsej 10 të testuar, tek 5 prej tyre analizat kanë dalur pozitive me koronavirus, përcjell Express.

Njëra nga pacientet është gruaja e pacientit nga Shkupi, i cili ka qënë më herët i diagnostifikuar, ndërsa 4 të tjerët janë nga Dibra, dy mjekë dhe dy motra medicinale.

“Me këto, numri i te prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 31”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota