Statistikat e të infektuarve me koronavirus në Maqedoni
Më 26 shkurt u konfirmua rasti i parë me koronavirus në Maqedoni. Ishte një grua që kishte udhëtuar nga Italia, e cila pas trajtimit 2 javor në klinikën e Shkupit, para dy ditëve është lëshuar në shtëpi, si plotësisht e shëruar.
Pas atij rasti, është diagnostifikuar edhe një çift nga Dibra, që poashtu vinin nga Italia. Më pas, Dibra ka pasur edhe shumë raste tjera, që kryesisht buronin nga kontaktet me çifin e lartpërmendur. Aktualisht në Dibër ka 23 persona të infektuar, në mesin e tyre janë edhe stafi mjekësor i një ambulante, dy mjekë dhe dy motra medicinale. 12 persona tjerë të infektuar janë nga Shkupi.
Gjendja shëndetësore e pacientëve është stabile, përveç gruas nga Dibra që gjendet në një gjendje më të rënduar, dhe i është vendosur frymëmarrja artificiale.
Deri në këto momente, në Maqedoni janë konfirmuar 35 raste të të infektuarve me koronavirus. Si pasojë e këtij numri, disa çaste më herët, kryeministri Spasovski kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në shtet.
Në vijim do ju paraqesim statistikat e të infektuarve sipas moshës, gjinisë dhe vendit:
Sipas moshës:
0-15 vjeç 3.23%
16-49 38.71%
50-59 48.39%
60+ 9.68%
Sipas gjinisë:
Femra: 48.39%
Meshkuj: 51.61%
Sipas rajoneve:
Dibra 23 raste
Shkupi 12 raste























