Icardi rikthehet në Itali?
BKT
Sport

Icardi rikthehet në Itali?

Sulmuesi argjentinas i PSG-së, Mauro Icardi dëshiron rikthimin në Itali.

Argjentinasi po luan tek kampionët e Francës në formë huazimi nga Inter, por sipas mediave italiane, lojtari preferon rikthimin në Serie A.

Juventusi dhe Napoli janë dy skuadrat e mëdha që e duan argjentinasin, i cili mësohet se nuk po kalon periudhë të mirë në taborin e parisienëve.

PSG në fund të këtij sezoni, e ka të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit, por siç raportohet, Icardi nuk dëshiron qëndrimin në ‘Parkun e Princave’, por rikthimin në Serie A.