21:19 / 18.03.2020
Koronavirusi ndal edhe tenisin, nuk luhet deri në 7 qershor!
Tashmë është zyrtare. Të gjithè turnetë e tenisit do të ndalen deri në datën 7 qershor, për shkak të emergjencës nga koronavirusi që ka përfshirë të gjithë Europën.
Pas shtyrjes së grand slam-it të dytë të vitit Roland Garros, ATP dhe ËTA kanë marrë vendimin për të ndalur përkohësisht çdo turne që ishte në program deri në datën 7 qershor si për meshkuj ashtu edhe për femra.
Në këtë mënyrë nuk do të zhvillohen as turnetë Masters të Romës dhe Madridit të Monacos, Rabatit etj.























