23:09 / 18.03.2020
RB Leipzig shet Werner-in, kërkon zëvendësuesin
Klubi gjerman, RB Leipzig duket se ka vendosur ta shesë yllin e tyre, Timo Werner.
Shefi i RB Leipzig, Markus Krosche thotë se skuadra e tij është e gatshme ta shes gjermanin gjatë kësaj verë.
RB Leipzig besohet se tashmë është në kërkim të pasuesit të Werner.
Werner, i cili po bën sezon të madh me skuadrën e tij, kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, por Liverpool është skuadra që e kërkon me ngulm sulmuesin gjerman.
“Është normale që për Timon janë të fokusuar klubet e tjera. Jemi të përgatitur dhe kemi alternativa në mendje”, theksoi ai.
Ndryshe, kartoni i lojtarit thuhet se kap shifrën 50 milionë euro.























