Gjiganti spanjoll pas Leroy Sane
Klubi i famshëm spanjoll, Barcelona duket se është futur seriozisht në garën për ta blerë anësorin e Manchester Cityt, Leroy Sane.
Mediat spanjolle raportojnë se ‘blaugranat’ janë në kërkim të pasuesit te Dembele-s, ky i fundit duket se gjatë kësaj verë, do të largohet nga ‘Camp Nou’.
Sane, i cili me Cityn ka kontratë me pak se një vit, prej kohësh është duke u kërkuar nga Bayern Munich. Madje, thuhet se krerët e ‘bavarezëve’ janë takuar me agjentin e lojtarit.
Por, duket se kampionët në fuqi të Gjermanisë, nuk do ta kenë lehtë ta bëjnë të vetin Sane, sepse tashmë është edhe Barcelona që dëshiron lojtarin.
Krerët e katalonasve janë të bindur se Sane do të jetë ishte përforcim adekuat për Dembele-n, ky i fundit nga transferimi i tij prej Borussia Dortmund, nuk ia doli të tregoj pritshmerit tek gjiganti spanjoll.























