21:56 / 19.03.2020
Belotti largohet nga Torino, jo nga Serie A
Sulmuesi italian Andre Belotti duket se ka vendosur të largohet nga Torino.
Sipas mediave italiane, Belotti në fund të këtij sezoni do të ndahet me torinezët.
Torino po kalon sezon të vështirë, dhe siç thuhet pikërisht rezultatet e dobëta të kësaj skuadre, ka ndikuar që ylli i tyre të largohet nga Torino.
Mësohet se Napoli, është skuadra favorite për ta blerë sulmuesin italian, por edhe AS Roma thuhet se është duke e monitoruar situatën e 26-vjeçarit























