Edhe Ballkani në “kthetrat” e koronavirusit
Prej mesnatës (19.3.20) edhe Kroacia ka mbyllur kufirin për kalimin e njerëzve. Vetëm shtetasit e vendeve anëtare të BE mund të futen apo të dalin nga ky vend. Ata që futen në Kroaci duhet të shkojnë në karantinë dy javore.
Deri tani janë prekur 10.000 persona nga ky vendim për karantinë. Mallrat që kalojnë nëpër Kroaci po kontrollohen rreptë. Të mërkurën ka vdekur nga COVID-19 një person, që është viktima e parë në Kroaci. Ndrësa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 100. Popullata është e nervozuar. Blerje masive sheh gjithandej – peshk, miell, artikuj higjenikë nuk mund të gjesh në të gjitha supermarketet.
Në Mal të Zi situata deri të enjten është më e mirë se në vendet e tjera të Evropës. Pas rastit të parë të infektimit, më pas edhe dy gra të tjera janë testuar si të infektuara. Autoritetet malazeze kanë reaguar menjëherë dhe i kanë mbyllur kufijtë për të huajt. Të gjithë ata që kthehen në këtë vend duhet të futen në karantinë. Me 18.3.20 në karantinë ka pasur mbi 1.000 persona.
Tubimet janë ndaluar. Në dyqane, banka dhe barrnatore, madje edhe në tregje dhe varreza duhet të mbash largësinë prej dy metra, në qoftë se shkon. Shkollat, kopshtet, universitetet, hotelet, restornatet, kafenetë… janë mbyllur. Pesë pronarë të bareve që nuk i kanë respektuar këto rregulla janë burgosur menjëherë.























