Interi i refuzon ofertën e Barcelonës
BKT
Sport

Interi i refuzon ofertën e Barcelonës

Inter nuk janë të interesuar për ofertën e Barcelonës dy lojtarë plus para për yllin e skuadrës, Lautaro Martinez.

Raportimet e shumta nga mediat spanjolle thonë se klubi katalunas është i gatshëm të sakrifikojë Arturo Vidal plus një lojtar tjetër që nuk i dihet emri, plus 70 milionë euro për shërbimet e Martinez.

Por, skuadra e Antonio Conte nuk dëshiron asnjë nga lojtarët e Barcelonës, por duan vetëm që t’i paguhet klauzola e plotë e lojtarit prej 111 milionë euro.

Në garë për Martinez thuhet se janë edhe Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United.