Mickoski kundër masave të Zaevit: Të mos shkurtohen pagat e punëtorëve

Mickoski kundër masave të Zaevit: Të mos shkurtohen pagat e punëtorëve

Kreu i partisë opozitare OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp kërkoi nga kreu i LSDM-së Zoran Zaev që menjëherë të tërheq propozimin për shkurtimin e pagave të punëtorëve në administratë, sepse sipas tij me këtë kriza vetëm se do të thellohet.


Mickoski paralajmëroi se OBRM-PDUKM propozon plan se si të vihet deri në 1 miliard euro, për ndihmë ekonomisë pas pasojave nga gjendja e jashtëzakonshme me virusin korona.

“Asgjë nuk arrijmë nëse shkurtohen pagat e tyre. Është masë e padrejtë dhe do të bëhet shok në ekonominë e vendit”, tha Mickoski.

Ai tha se është i shqetësuar pasi ka dëgjuar planin e Zaevit, duke vlerësuar se masat për mbështetje të ekonomisë si pasojë e koronavirusit janë të vonuara dhe të pamjaftueshme dhe se ato nuk do të jenë të duhurat që i nevojiten ekonomisë.


MË SHUME NGA Rajoni