Koronavirusi, Policia e Shtetit paralajmëron ndëshkime për qytetarët

Koronavirusi, Policia e Shtetit paralajmëron ndëshkime për qytetarët

Në kuadër të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit u kërkon të gjithë pensionistëve në Shqipëri të mos dalin nga banesat në asnjë orar të lejuar, me përjashtim të rasteve kur kanë një autorizim për të lëvizur ose emergjenca shëndetësore.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që në orarin e lejuar të lëvizjes për këmbësorët të lëvizin vetëm ata pjesëtarë të familjes që kanë të nevojshme të kryejnë furnizimin ditor për familjen, thuhet në një postim në Facebook.

“Të evitohen lëvizjet për çdo arsye tjetër. Të gjithë ata qytetarë që lëvizin në rrugë, shkojnë në markete, minimarkete, tregje e farmaci, të bëjë kujdes të respektojnë distancën ndërmjet klientëve dhe të mos grumbullohen apo të qëndrojnë në lulishte, parqe apo buzë rrugës.

Pronarët e këtyre subjekteve të marrin masa për të vend osur persona të posaçëm që klientët të respektojnë distancën dhe radhën dhe në hyrje të këtyre subjekteve të ketë masa dizinfeketuese për duart”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit vijon të ushtrojë kontrolle të pandërprera në të gjitha zonat urbane e rurale dhe do të ndëshkojë sipas ligjit cilindo që shkel këto rregulla.


MË SHUME NGA Rajoni