Spasovski:Lajm i mirë nga Brukseli,fillojmë negociatat për anëtarësim në BE

Spasovski:Lajm i mirë nga Brukseli,fillojmë negociatat për anëtarësim në BE

“Në një moment të vështir për shtetin tone, sot nga Brukseli na arriti një lajmë i mire. RMV-ja I fillon negociatat për anëtarësim në BE. Arriti ajo që e kemi pritur që sa kohë”, tha Spasovski sipas të cilit këto rezultate u arritën pas një lufte të suksesshme kundër krimit dhe korrupsionit dhe zbatimin e reformave.

“Këtë sot e konfirmuan vendet anëtare të BE-së. Kjo që sot arritëm është rezultat i përpjekjeve dhe vendimeve të rëndësishme që i miratoi qeveria.  Tani e kemi rrugën e hapur, duhet të shkojmë vetëm përpara. Arritëm deri tek pika, që duhet të shkojmë vetëm para, kthim pas nuk ka”, u shpreh Spasovski, duke shtuar se:

“Vendimi i sotëm është rezultat i vendimeve të rënda që ka marrë qeveria për mbarimin e kontesteve të vjetra me vendet fqinjë, Greqinë dhe Bullgarinë. Pa Marrëveshjen e Prespës dhe pa Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë nuk do të ishte i mundur ky sukses i sotëm. Ky sukses i jep fund pritjes tonë 15 vjeçare, që kur kemi marrë statusin kandidat për në BE”, tha me tjerash Spasovski, duke shtuar se ky vendim duheshe të merrej shumë më herët dhe se me këtë veprim përmirësohet gabimi strategjik që BE bëri në tetor të vitit të kaluar”, tha tha Spasovski,

“Kësaj duhet t’i gëzohemi të gjithë, të gjitha partitë politike, të kthehemi në realitet dhe të vazhdojmë luftën me koronën, do ta fitojmë edhe këtë luftë, por na duhet unitet. Ta fitojmë këtë luftë dhe t’i kthehemi luftës politike”, deklaroi Oliver Spasovski, kryeministër.


MË SHUME NGA Rajoni