Serbia përgatit 3 000 shtretër spitali për pacientët e mundshëm me COVID-19

Serbia përgatit 3 000 shtretër spitali për pacientët e mundshëm me COVID-19

Ushtria serbe përgatiti sot 3 000 shtretër për pacientët e mundshëm me COVID-19 në sallën e Panaireve, në Beograd, tha Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp, sipas agjencisë së lajmeve Tanjug.

Operacioni i përgatitjes së shtretërve për të siguruar pritjen dhe akomodimin e personave me simptoma të infeksionit COVID-19 u inspektua nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe një ekip mjekësor prej gjashtë mjekësh kinezë, që janë në Serbi për të ndihmuar në luftimin e pandemisë.

“Sot jemi në sallën e Panaireve të Beogradit, ku kemi përgatitur rreth 3 000 shtretër për të sëmurët, të cilët do të mjekoheshin pikërisht këtu, nëse pandemia e koronavirusit do të zgjerohet”, tha Vulin.

Ai tha se Forcat e Armatosura serbe do të garantojnë sigurinë për këtë strukturë sipas nevojës dhe për çdo strukturë, ku qytetarët janë të karantinuar, si edhe për të gjitha kampet e migrantëve, institucionet kryesore të kujdesit shëndetësor dhe vendkalimet kufitare.

Aktualisht, 303 persona janë diagnostikuar me COVID-19 në Serbi.