Konfirmohen 17 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Konfirmohen 17 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi, bëri të ditur,se janë analizuar 34 kampione, ndërkohë 6 mijë persona janë nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare, kurse gati 1 mijë persona gjenden në karantinat institucionale.

Në mëngjesin e hënës një 65 vjeçar u bë viktima e parë e koronavirusit në Mal të Zi. Autoritetet thanë se viktima, nga qyteti Herceg Novi, ishte shtruar në spitalin infektiv të Qendrës Klinike të Malit të Zi.

Sipas mjekëve 65 vjeçari kishte sëmundje shoqëruese dhe se gjatë muajit mars kishte qëndruar në Serbi ku, sipas tyre, edhe u infektua. Mali i Zi po zbaton aktualisht masa të rrepta për sa i takon qarkullimit të popullatës, grumbullimit apo lëvizjes së saj. Ndërkohë disa qytete po shërbejnë si karantinë. /VOA


MË SHUME NGA Rajoni