5 raste të reja me Covid-19 në Malin e Zi, në total 52 të infektuar

5 raste të reja me Covid-19 në Malin e Zi, në total 52 të infektuar

Instituti i Shëndetit Publik (IJZ) në Malin e ZI konfirmoi pesë raste të tjera me koronavirus.

Tashmë numri i pacientëve të prekur ka shkuar në 52.

''Dhjetë pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi (KCCG), tetë prej tyre në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe dy në Klinikën e Brendshme'', tha KCCG këtë mëngjes.

Siç është raportuar më parë nga Instituti, janë shtatë pacientë në spital, të cilët janë shtruar në spital në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe të gjithë aktualisht janë në gjendje të qëndrueshme mjekësore.

Deri dje në ora 6 pasdite, në Mal të Zi ishin 5,972 persona nën mbikëqyrjen mjekësore dhe sanitare.

Deri më tani në Malin e Zi është shënuar 1 viktimë nga Covid-19.