Koronavirusi në Greqi: 48 raste të reja, 20 viktima dhe 743 të infektuar

Koronavirusi në Greqi: 48 raste të reja, 20 viktima dhe 743 të infektuar

Në Greqi janë konfirmuar 48 raste të reja me koronavirus.

Njoftimin e dha Profesori i Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras.

Ai deklaroi se deri më tani jsanë shënuar 20 viktima, me një moshë mesatare 78 vjeç.

Në total janë 743 raste të konfirmuara nga të cilat 134 janë shtruar në spital. 45 nga pacientët e trajtuar janë në terapi intensitve (ICU). Mosha mesatare e njerëzve në ICU është 68 vjet, shumica janë burra me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në të njëjtën kohë,Tsiodaras tha se ishte optimist për zhvillimin e pandemisë në Greqi.

"Duket se nuk kemi në një rritje të madhe eksponenciale por duhet të presim," tha ai.


MË SHUME NGA Rajoni