Zhbogar: BE-ja do t’i ndihmojë Maqedonisë në përballjen me koronavirusin

Zhbogar: BE-ja do t’i ndihmojë Maqedonisë në përballjen me koronavirusin

“Të gjithë jemi së bashku në luftën kundër virusit të keq. Në këtë kohë të nevojës, BE-ja do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut deri në 4 milion euro për nevoja urgjente, 50 milion për rikuperim social dhe ekonomik, 9 milion për sektorin privat dhe deri 3 milion euro mbështetje direkte buxhetore”, shkruajti euroambasadori Zhbogar.

Ai e përshëndeti edhe vendimin e BE-së për fillim të negociatave inkuadruese me vendin.

“Jam krenar që edhe në këto kohë të rënda, vendet-anëtare të BE-së i pranuan përpjekjet e Maqedonisë së Veriut dhe vendosën të fillojnë negociata për inkuadrim. Filloi udhëtimi ynë i përbashkët. #idninazaedno #napredzaedno #EUsoTebe #EUwithU”, porosit euroambasadori Samuel Zhbogar.


MË SHUME NGA Rajoni