Samuel Umtiti vendos për të ardhmen
BKT
Sport

Samuel Umtiti vendos për të ardhmen

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti nuk dëshiron largimin dhe është i gatshëm të ‘luftojë’ për pozitën në formacionin e parë.

Ka pasur spekulime të shumta që francezi do largohet nga “Camp Nou” me Arsenal e Manchester United të interesuar.

Mirëpo, sipas mediave spanjolle, Umtiti nuk dëshiron të largohet këtë verë.

Ai do mundohet t’ia dëshmojë trajnerit, Quique Setien që mund të jetë i denjë në formacionin e parë.

Kartoni i Umtitit në Transfermarkt është 50 milionë euro.