19:30 / 26.03.2020
De Bruyne po e mendon largimin nga “Etihad”
Ylli i Manchester City-t, Kevin de Bruyne është duke menduar largimin nga “Etihad”.
Sipas mediave belge, De Bruyne mund të largohet nga “Citiziens” në verë.
Dënimi nga UEFA për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve mund të bëj që yjet e Cityt të largohen dhe De Bruyne ndodhet në listë.
Të interesuar për shërbimet e De Bruyne mbesin Real Madrid dhe Barcelona. Kartoni i tij kushton plotë 150 milionë euro.























