Donnarumma te Chelsea?

Donnarumma te Chelsea?

Portieri i AC Milanit, Gianluigi Donnarumma mund të transferohet në Premier League.

Sipas mediave italiane, klubi anglez, Chelsea është e interesuar për ‘gardianin’ italian.

‘Blutë’ e Londrës janë duke kërkuar zëvendësuesin për Kepa Arrizabalaga, i cili nuk ka treguar pritshmerit nga skuadra londineze.

Siç raportohet, Donnarumma është në listën e trajnerit të Chelseas, Frank Lampardi.

Ndryshe, Donnarumma kërkohet edhe nga gjiganti francez, PSG. Portieri italian me milanistët ka kontratë deri në verën e vitit 2021.