Greqi: 27 të vdekur dhe 892 të infektuar nga koronavirusi
Një pacient humbi jetën në orët e vona të së enjtes në Greqi duke e çuar numrin e viktimave në 27.
Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 892 sipas kreut të Komitetit të Sëmundjeve Infektive të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras.
Nga e mërkura deri të enjten u regjistruan 71 raste të reja.
22 prej viktimave nga COVD-19 janë burra dhe pesë janë gra. Mosha mesatare e të vdekurve është 73 vjeç.
Të gjithë kishin sëmundje themelore dhe ishin të moshuar, me përjashtim të njërit.
Në të njëjtën kohë , 57 persona janë të hospitalizuar në reanimacion dhe 54 janë intubuar, ndërsa 42 pacientë u shkarkuan pasi rezultuan negativ pas disa testeve për COVID-19.
Sotiris Tsiodras në konferencën për shtyp tha se do të ishte katastrofike nëse tani hiqen masat kufizuese.























