Garda e vjetër nuk pranon uljen e pagave, luftë e brendshme te Barça!
BKT
Sport

Garda e vjetër nuk pranon uljen e pagave, luftë e brendshme te Barça!

Garda e vjetër e Barcelonës nuk pranon kërkesën e drejtuesve të klubit për uljen në masën 70% tëp agave gjatë kësaj periudhe që futbolli është ndalur për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka tronditur botën.

Drejtorët e klubit po diskutonin sot (e enjte) në një video-konferencë për shkarkimin e stafit jo-thelbësor dhe reduktimin e rrogave në të gjithë klubit, përfshi dhe futbollistët.E përditshmja vendase Diario Sport raportonte se ka shumë diferenca opinionesh mes dy palëve për faktin se cilët duhet të paguajnë për mbylljen e sezonit tre muaj para kohe.

70 përqind do të ishte një ulje dramatike për ujet e mëdhenj të Barcelonës, ku Lionel Messi paguhet aktualisht 600,000 euro në javë, pa llogaritur taksat apo bonuset e të drejtat e imazhit. Antoine Griezmann fiton rreth 350 000 euro në javë, Luiz Suarez po ashtu dhe Gerard Pique rreth 300 000 euro. Që prej nisjes së kësaj bisede të premten e kaluar, grupi i tyre në WhatsApp ka qenë tejmase i ngarkuar.

Sipas komunikimeve duket se janë krijuar dy grupe opinionesh në një prej të cilëve kapiteni Messi, Pique, Sergio Busquets e Sergio Roberto nuk e kanë miratuar propozimin, ose të paktën jo në masën 70%.