15:27 / 27.03.2020
Lajm i mirë, Valdrin Mustafa shërohet nga koronavirusi
Futbollisti i Hannoverit dhe i Kombëtares U21, Valdrin Mustafa është shëruar nga koronavirusi Covid-19. Ka qenë vet futbollisti i cili gjatë ditës së sotme ia ka konfirmuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, se testi i dytë për koronavirus i ka dalë negativ.
Ai me këtë rast në emrin e tij dhe të familjes e ka falënderuar presidentin Ademi për interesin e tij dhe të FFK-së dhe është shprehur mirënjohës, duke premtuar se do të rikthehet fuqishëm në fushën e gjelbër dhe çdo herë do të jetë i gatshëm për të dhënë maksimumin për Kosovën.
Federata e Futbollit e Kosovës i dëshiron Valdrinit aktivizim sa më të shpejtë në futboll dhe suksese në klubin e tij Hannover dhe në Kombëtaren U21.























