17:41 / 27.03.2020
Barcelona sakrifikon Coutinhon për Ndombele
Barcelona dëshiron që në verë ta këtë në skuadër mesfushorin e Tottenham, Tanguy Ndombele.
Kampioni i Spanjës do e përfshijë në marrëveshje mesfushorin, Philippe Coutinho, i cili është i kërkuar nga trajneri, Jose Mourinho.
Coutinho momentalisht është huazim te Bayern Munich me mundësi blerje në fund të sezonit për 120 milionë euro, por me shumë mundësi gjiganti gjerman nuk do e do mbajë në skuadër pasi nuk është bindur nga përformancat e tij.
Nëse ndodh kjo gjë, atëherë Barcelona do ta rikthejë brazilianin përsëri në Premierë Ligë me saktësisht te Tottenham dhe në shkëmbim shpreson ta merr Ndombelen.























