Neuer mbetet te Bayerni, për dy arsye të forta
BKT
Sport

Neuer mbetet te Bayerni, për dy arsye të forta

Manuel Neuer dhe David Alaba, janë emrat më të lakuara në mediat gjermane, ditwve të fundit, për mundësinë e largimit të tyre nga ‘Allianz Arena’.

Për portierin gjerman, interesim së fundmi ka shprehur Chelsea, të cilët nuk janë të kënaqur me portierin aktual, Kepa.

Megjithatë, sipas ‘Goal’ Manuel Neuer nuk dëshiron të luajë jashtë kufijve të Gjermanisë, andaj edhe kalimi te skuadra londineze vështirë se do të ndodh.

Fakt tjetër është se Neuer ka raporte të mira me trajnerin Hansi Flik dhe ambiciet e tij janë të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të dytë me Bajern Munihun.