Spasovski: 27 marsi shënohet me shkronja të arta në historinë tonë

Spasovski: 27 marsi shënohet me shkronja të arta në historinë tonë

Kryeministri i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, është shprehur se data e anëtarësimit të vendit në NATO shënohet me "shkronja të arta" në historinë e vendit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Spasovski rikujtoi se sot në Washington është deponuar instrumenti i anëtarësimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, duke shtuar se kështu është realizuar ëndrra e shumë gjeneratave.

"Republika e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht është anëtarja e re, e 30-ta e NATO-s. 27 Marsi shkruhet me shkronja të arta në historinë tonë. Ne kemi plotësuar qëllimin e parë nga dy qëllimet strategjike. Ne kemi përmbushur ëndrrën e të gjithë brezave që kanë kontribuar në përmbushjen e aspiratës shumëvjeçare për ta bërë atdheun tonë një anëtar të NATO-s", shkroi Spasovski.

Ai theksoi se nga sot, vendi është pjesë e proceseve globale dhe së bashku me partnerët e Aleancës po bëhet faktor i stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe së bashku me aleatët do të përballen me të gjitha kërcënimet ndaj sigurisë dhe paqes në botë.