Navasi paguan 200 mijë euro për t’u larguar nga Franca

Navasi paguan 200 mijë euro për t’u larguar nga Franca

Koronavirusi është duke u përhapur me shpejtësi në shtete të ndryshme të Evropës, teksa një pjesë e futbollistëve, kanë vendosur të rikthehen në vendet e tyre të lindjes.

Pas Neymarit, Cavanit dhe Thiago Silvës, një tjetër futbollist i PSG-së, vendosi të “braktiste” Francën, për t’u arratisur drejt Amerikës Latine. Bëhet fjalë për portierin Keilor Navas.

Sipas asaj që raporton ESPN, gardiani i skuadrës parisiene, harxhoi plot 200 mijë euro, teksa udhëtoi me avion privat së bashku me familjen e drejt Kosta Rikës, ditën e premte. Atij do t’i duhet të qëndrojë 14 ditë i karantinuar në shtetin e tij, për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit.