11:50 / 30.03.2020
Mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës
Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës, nga sot, është mbyllur për trafik të pasagjerëve, por do të mbetet i hapur për fluturime humanitare dhe trafik mallrash.
Ky vendim është marrë si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit në Bosnje e Hercegovinë, ku tashmë janë regjistruar 350 raste të të infektuarve.
Sektori i shërbimeve të mallrave në aeroport do të vazhdojë të marrë dhe dërgojë mallra, kanë thënë autoritetet, transmeton REL.
Këshilli i Ministrave i Bosnjës ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të aeroporteve edhe në Mostar, Banja Llukë dhe Tuzlla.























