Për dy ditë 17 të arrestuar në Gjakovë për moszbatim të vendimeve

Për dy ditë 17 të arrestuar në Gjakovë për moszbatim të vendimeve

Vetëm gjatë vikendit janë arrestuar 17 persona në Gjakovë, për shkak të moszbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Policia e Kosovës, gjatë vikendit, përkatësisht më 28 dhe 29 mars janë arrestuar gjithsej 17 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Sipas njoftimit, më 28 mars të këtij viti janë arrestuar gjashtë persona, katër prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa sipas njoftimit të policisë, më 29 mars janë arrestuar 11 persona, prej të cilëve dhjetë persona, sipas policisë, ishin takuar në një lokal duke konsumuar ushqim dhe pije alkoolike, ndërsa një person është shoqëruar në polici, pasi që i njëjti kishte qenë duke lëvizur me automjetin e tij pa ndonjë arsye. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi