Në rajonin e Pejës rritet numri i të arrestuarve për mosrespektim të masave

Në rajonin e Pejës rritet numri i të arrestuarve për mosrespektim të masave

Vazhdon të rritet numri i të arrestuarve në rajonin e Pejës, për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës për rajonin në fjalë, gjatë vikendit janë arrestuar katër persona në Pejë, të cilët pas intervistimit nga ana e prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt dhe janë detyruar të kthehen në karantinë në fshatin e tyre në Stupë.

Ndërsa personi i pestë i arrestuar në Pejë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për të njëjtën vepër gjatë këtij vikendi, po ashtu janë arrestuar edhe katër persona në Klinë dhe një person në Deçan.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar vazhdimisht për gjendjen e sigurisë në vend, gjatë kohës së përhapjes së pandemisë Covid-19.


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi