Atletico dhe Arsenal në garë për yllin e Wolverhampton
BKT
Sport

Atletico dhe Arsenal në garë për yllin e Wolverhampton

Atletico Madrid dhe Arsenal do të kenë një garë të ashpër në merkato.

‘Marca’ shkruan se Atletico Madrid i është bashkuar garës për shërbimet e anëtarit të Wolverhampton, Diogo Jota.

23 vjeçari ka shënuar 15 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon, përfshirë dy het-trika radhazi kundër Besiktas dhe Espanyol, në kuadër të Ligës së Evropës.

Jota ka lënë Atleticon për Wolverhampton në verën e vitit 2017, para se të transferohej në mënyrë permanente në janar, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse Arsenal ose Atletico do ta bindin lojtarin që të largohet nga Wolves.