Mal i Zi, 14 raste të reja brenda 24 orëve

Mal i Zi, 14 raste të reja brenda 24 orëve

Brenda 24 orëve, në Malin e Zi janë regjistruar 14 raste të reja, duke e rritur në 105 numrin e të prekurve nga COVID-19.

Koronavirusi është regjistruar në nëntë qytete në Malin e Zi. Shumica ndodhen në zonën e Tuzit në Malësi, e cila është në karantinë, si dhe në kryeqytetin Podgoricë.

Kryeministri Dushko Markoviç dhe autoritetet mjekësore kanë paralajmëruar se Mali i Zi po hynë në një fazë kritike pasi pandemia pritet të arrijë pikën më të lartë këtë javë.