Portieri legjendar i Turqisë i infektuar me Covid-19

Portieri legjendar i Turqisë i infektuar me Covid-19

Koronavirusi nuk pyet nëse ke qenë një sportist i fortë apo i madh. Në Turqi hyri pak me vonesë dhe një ndër të prekurit është Rustu Reçber.

Ish-portieri i Turqisë, kombëtare fanellën e të cilit e mbrojti 120 herë, është infektuar me COVID-19.

Gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë dhe Rustu po lufton për të mposhtur këtë sëmundje. Gruaja e tij, Isil tregon për mediat turke simptomat që pësoi legjenda turke, teksa tregon se lëkura e tij filloi të merrte ngjyrë gri.

“72 orët e fundit kanë qenë shumë të vështira. Shpresoj që gjendja të përmirësohet, kapja e hershme e kësaj sëmundje është e rëndësishme. Virusi nuk qëndron në fyt apo në hundë. Ai lëviz shpejt dhe futet në mushkëri, aty ku shumohet dhe nis pneumonia.

72 orët e para janë shumë kritike, Rustu ka pasur ethe për disa ditë radhazi. Ai ka pasur disa simptoma që nuk i ka përjetuar më parë. Ishte i pafuqishëm, i lodhur dhe kishte mungesë urie. Ndërkohë, lëkura e tij filloi të marrë ngjyrë gri, ashtu si dhe buzët e tij. Merrte frymë shpesh dhe me vështirësi, kishte edhe një kollë të vazhdueshme”, deklaron gruaja e tij.