Gjiganti anglez pas Isco-s

Gjiganti anglez pas Isco-s

Manchester City është duke përgatitur ofertën e parë për mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është admirues i spanjollit, andaj e do në “Etihad Stadium”.

Sipas mediave britanike, “Qytetarët” do ofrojnë rreth 80 milionë euro për ta larguar Iscon nga Madridi.

Isco këtë sezon nuk ka luajtur shumë nën urdhrat e Zinedine Zidane dhe ekziston mundësia e largimit.

Spanjolli ka shënuar tri gola në 23 paraqitje.