Barcelona sakrifikon ofron yjet e skuadrës për Neymarin

Barcelona sakrifikon ofron yjet e skuadrës për Neymarin

Barcelona dëshiron të bëjë shkëmbim lojtarëve për ta rikthyer sulmuesin e PSG-së, Neymar në “Camp Nou”.

Barcelona momentalisht është në kushte jo të mira ekonomike dhe ka zvogëluar pagesat e lojtarëve për 70%, andaj nuk ka para për ta blerë kapitenin e Brazilit.

Mirëpo, dëshiron ta transferojë në formë shkëmbimi me një ose dy lojtarë të tjerë.

Sipas Sport, klubi katalunas do sakrifikojë Antoine Griezmann, Ousmane Dembele, Philippe Coutinho, Nelson Semedo dhe Samuel Umtiti për Neymar, raporton arbreshi.

PSG ka të drejtën për të zgjedhur një ose dy lojtarë, por vlera duhet të jetë 180 milionë euro, aq sa është edhe kartoni i 28-vjeçarit.