Nuk respektuan vendimin e Qeverisë, arrestohen pesë persona në Kamenicë

Nuk respektuan vendimin e Qeverisë, arrestohen pesë persona në Kamenicë

Të martën, në Komunën e Kamenicës, janë arrestuar pesë persona të cilët nuk respektuan vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për kufizim të lëvizjes.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, tre prej tyre janë arrestuar në fshatin Koretin, ndërsa dy të tjerë në fshatin Roganë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas policisë, këta persona me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës, kishte vendosur që të ketë kufizim të lëvizjes së qytetarëve, si masë mbrojtëse nga virusi pandemik Covid-19.

Me këtë vendim, fillimisht ishte bërë e ditur që lëvizja kufizohet nga ora 10:00 deri në orën 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në ora 6:00.

Më pas, me një vendim tjetër të Qeverisë, ishte ndryshuar kjo, dhe tashmë kufizimi i lëvizjes që qytetarëve është nga ora 17:00 deri në orën 6:00. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi