27 persona të arrestuar brenda 24 orëve për mosrespektim të masave

27 persona të arrestuar brenda 24 orëve për mosrespektim të masave

Policia e Kosovës, në raportin e saj ditor statistikor, ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 18 raste për mosrespektim të masave ndaj Covid-19 dhe janë arrestuar 27 persona.

Sipas këtij raporti, në Prishtinë është numri më i madh i rasteve krahasuar me qytetet e tjera, ku gjatë 24 orëve kanë ndodhur gjashtë raste, ndërsa janë të përfshirë 9 persona, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas rajonit të Prishtinës, me numrin më të madh të rasteve janë Peja dhe Gjakova, me nga tre raste ku janë të përfshirë tre persona, Gjilani me dy raste dhe pesë persona, Mitrovica e Jugut me dy raste dhe katër persona, Mitrovica e Veriut një rast me një person dhe Prizreni një rast me dy persona.

Sipas këtij raporti, nga të gjitha komunat, vetëm në Komunën e Ferizajit nuk ka ndodhur asnjë rast brenda 24 orëve. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi