Hipoteza dhe skenarë, Serie A shpreson të rinis më 20 maj
Sharr Travel

Hipoteza dhe skenarë, Serie A shpreson të rinis më 20 maj

Në një kohë kur e gjithë bota vijon betejën me coronavirus, futbolli italian po përpiqet të kuptoj si dhe kur mund të rinis aktiviteti, apo nëse do të jetë e mundur për ta bërë diçka të tillë.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka bërë të qartë se vullneti i të gjithë palëve është të zbresin në fushë:

“Prioriteti absolut është të çojmë në fund këtë sezon. Ideja është të nisim më 20 maj ose në ditët e para të qershorit për ta mbyllur në fund të korrikut. Flitet gjithashtu edhe për tu luajtur në gusht e shtator, personalisht do të më vinte keq që të vihej në diskutim sezoni pasues për të shpëtuar këtë aktualin. Nëse dështon çdo hipotezë? Duhet të vendosim nëse do ta quajmë apo jo këtë sezon. Juventus nuk e dëshiron një titull në tavolinë.