22:55 / 01.04.2020
Matuidi me koronavirus, Juve e shpërblen me zgjatjen e kontratës
Juventus dhe Blaise Matuidi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin edhe një tjetër.
Kontrata e francezit është zgjatur deri më 30 qershor 2021. Kjo është mësuar pas publikimt të raporti financiar të klubit, ku ndër operacionet e kryera në gjysmën e dytë të këtij sezoni sportiv është edhe rinovimi i kontratës së mesfushorit të datëlindjes 1987.
Francezi shpërblehet për përkushtimin ndaj ngjyrave bardhezi, pasi ai kurrë nuk e kursen veten në fushë.
Lajmi i gëzueshëm vjen në një periudhë delikate për kampion e botës, pasi ai ende nuk e ka kaluar infeksionin nga Covid-19.























