Interi ka një plan gjenial për transferimin e Kumbullës

Interi ka një plan gjenial për transferimin e Kumbullës

Marash Kumbulla mbetet në qendër të vëmendjes, edhe pse në Itali askush nuk e ka mendjen te futbolli për momentin. 

Mbrojtësi i Hellas Verona kërkohet nga shumë klube dhe Interi është një prej tyre. Zikaltrit madje ngulmojnë ta afrojnë futbollin e kombëtares shqiptare, që ka spikatur në sezonin e tij të parë në Serie A.

Tuttosport në Itali raporton se Interi kërkon të përfshijë në marrëveshje dy lojtarë të rinj, Eddie Salcedo dhe Federico Dimarco, të cilët janë aktualisht të huazuar te Hellas Verona. Kartoni i Kumbullës vlerësuar 25 deri në 30 milionë euro dhe zikaltrit duan ta ulin këtë shifër duke ofruar dy të rinjtë.

Veç kësaj, te Interi po mendojnë të afrojnë në verë belgun Jan Vertonghen. Lojtari i Tottenham del i lirë dhe klubi italian e projekton atë si titullar dhe për të bindur Hellas Verona t’ua shesë Kumbullën, po mendon ta lërë shqiptarin edhe një vit aty në huazim.

Kështu 19-vjeçari do të kishte mundësinë të rritej edhe më shumë si lojtar dhe të afirmohej plotësisht, ndërkohë që do t’i shërbente shumë skuadrës nga Verona, duke ditur që edhe Rrahmani do të largohet te Napoli.