17:21 / 02.04.2020
Ikën Costa, vjen Sanchez
Diego Costa me shumë mundësi do të largohet nga Atletico Madridi në fund të sezonit dhe drejtuesit kanë nisur të shikojnë për zëvendësuesin e tij.
Flitej se madrilenët interesoheshin për Cavanin, i cili gjithashtu do të largohet nga PSG-ja, por negociatat me uruguaianin duken pothuajse të pamundura dhe kjo detyron drejtuesit që të shikojnë për alternativa të tjera.
Në skenë së fundmi ka dalë emri i sulmuesit të Interit, Alex Sanchez. Ky i fundit nuk ka bindur italianët, të cilët nuk do të ushtrojnë të drejtën e blerjes në fund të sezonit dhe do të kthehet te Junajtid.
Atletico Madridi do të përpiqet ta transferojë në ekip, duke parë se edhe dëshira e lojtarit është të mos kthehet te Junajtid.























