Liverpool heq dorë nga shitja e Shaqiri-t, lejon vetëm huazimin
BKT
Sport

Liverpool heq dorë nga shitja e Shaqiri-t, lejon vetëm huazimin

Liverpool do ta lejojë sulmuesin, Xherdan Shaqiri të largohet në formë huazimi.

Sipas Calciomercato, Roma është duke u munduar ta transferojë shqiptarin në formë huazimi me mundësi blerje.

Shaqiri që dy sezone është te “Reds” dhe ka bërë 40 paraqitje duke shënuar shtatë gola në të gjitha garat.

Në garë për Shaqirin është edhe Galatasaray e Sevilla, ky i fundit dëshiron ta blejë për 28 milionë euro, raporton arbreshi.

Mirëpo, lideri momental i Premierë Ligës nuk mendon ta shesë shqiptarin, pasi pëlqehet nga Jurgen Klopp, por do ta lejojë huazimin.