Tare nis punën për blerjen e bujshme
Alessio Romagnoli mund të largohet nga Milani.
Kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe, sipas Corriere dello Sport, rinovimi është i komplikuar: fondi Elliott do të bëjë revolucionin e radhës duke ulur rrogat e lojtarëve deri në 2 milionë euro.
Mbrojtësi fiton 3.5 dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të sakrifikohet. Lazio po mendohet. Në ditët e kaluara mësohet të ketë patur një kontakt mes menaxherit të futbollistit dhe klubit bardhekaltër.
Lotito dhe drejtori sportiv, Igli Tare, janë interesuar dhe do të vazhdojnë të ndjekin me vëmendje zhvillimin e situatës, por jo vetëm.
Romagnoli është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Inzaghi, që e njeh që nga koha kur po fillonte karrierën si trajner te moshat e bardhekaltërve dhe ai luante te të rinjtë e Romës.























