Milani i “mahnitur” nga Rebic
BKT
Sport

Milani i “mahnitur” nga Rebic

Sipas Gazzetta Dello Sport historia e dashurisë mes Ante Rebic dhe Milanit e ndërprerë në mes nga emergjenca e koronavirusit shumë shpejt mund të kthehet në një martesë.

Sulmuesi kroat do të jetë i Milanit deri në verën e vitit 2021 si i huazuar nga Eintracht Frankfurt por në marrëveshjen mes klubit italian dhe atij gjerman nuk ekziston asnjë opsion për blerjen përfundimtare të Rebic nga ana e kuqezinjëve.

Duke parë formën e mirë që ka treguar sulmuesi ballkanas gjatë vitit 2020, drejtuesit e Milanit janë vënë në lëvizje dhe kanë nisur kontaktet me menaxherin e futbollistit për të bërë të mundur blerjen e tij nga Frankfurt. Dëshira e futbollistit për të qëndruar në Milano mund të rezultojë deçizive në gjetjen e një akordi mes Milanit dhe Frankfurtit. Aktualisht vlera e Rebic në merkato varion nga 25 deri në 30 milionë euro.