16:59 / 03.04.2020
Juventus përgatit ofertën e parë për Jesus
Juventus dëshiron ta transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.
Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër” beson se Jesus është lojtari i duhur për të luajtur afër Cristiano Ronaldos.
Momentalisht si qendërsulmues te gjiganti italian është Gonzalo Higuain, por me shumë mundësi do largohet gjatë verës.
Juventus ka ofruar shkëmbimin Jesus – Douglas Costa. Costa ka punuar me Pep Guardiolen në Bayern Munich, andaj “Qytetarët” janë duke e shqyrtuar këtë mundësi.























